Elegancë e shije në festivalin e gastronomisë në Shkodër, shefat italian: Jemi të mahnitur, shohim djem të rinj të talentuar

16 Korrik 2022, 18:29

Nata e dytë e festivalit të gastronomisë "Shkodra International Food Event" u ndoq me interes nga qytetarët dhe turistës që ndodhen në Shkodër për pushime. Dy nga emrat e njohur në Itali dhe arenën ndërkombëtare, shefi i kuzhinës Carlo Zarri dhe kritiku i njohur Edoardo Raspelli ju bashkuan këtij festivali.