Pas festivalit Elvana Gjata 'arratiset' në SHBA me Ledri Vulën, këndon 'Me tana' mbi dollarë

27 Dhjetor 2019, 08:56 | Përditesimi i fundit: 2019-12-27 08:58:56

SHBA- Pas festivalit të fundvitit, i cili nxori triumfuese Arilena Arën me këngën 'Shaj', Elvana Gjata është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbrëmjen e djeshme bashkë me këngëtarin Ledri Vula, ajo ka mbajtur një koncert në Michigan për komunitetin shqiptar atje. 

Ata performuan disa nga këngët hit të tyre, mes të cilave këngën 'Me Tana', e cila i dha artistes vendin e dytë në  festival, si dhe bashkëpunimin e tyre, 'Mike'. Elvana dhe Ledri kanë krijuar mjaft atmosferë për të pranishmit të cilët i kanë hedhur edhe para (kartmonedha dollarë). Mësohet se bileta hyrëse për fansat e dy artistëve ishte 80 dollarë.Elvana Gjata ishte përfolur që para nisjes së festivalit si një nga pretendentet kryesore për çmimin e parë. Në fund rezultati ishte një surprizë për të, aq sa zgjodhi të bojkotojë post-festivalin, duke mos dhënë as një prononcim për gazetarët.