Emërohet nëndrejtori i ri i Shërbimit Sekret! Çuçi: Konfliktet me ish-presidentin, shkak i vonesës! Meta: Gënjeshtër për të justifikuar papërgjegjshmërinë

31 Gusht 2022, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2022-08-31 14:00:17

Qeveria ka bërë edhe ndryshime në radhët drejtuese të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se është emëruar nëndrejtori i ri, Oljan Kanushi. Sipas ministrit, është bërë plotësimi i një vakance që sipas tij kishte mbetur peng i një konflikti me institucionin e presidentit.