Emigrimi prek fshatin Tren të Devollit, mbeten vetëm të moshuarit

2 Janar 2024, 11:41 | Përditesimi: 2 Janar 2024, 11:41

Fshatrat e Bashkisë së Devollit po preken nga ndryshimet e shumta demografike.

Ndër ta është fshati Tren, vetëm 5 kilometra larg qytetit, ku kanë mbetur vetëm 70 familje.  Të moshuarit na tregtojnë se këtu kanë qenë 300 familje deri në vitet ’90.

Përveç kushteve të jetesës mungesa e alternativave për pune dhe pagat e ulta kanë detyruar të rinjtë të largohen në emigrim.

r.k./Shqiptarja.com