30 vite pas masakrës zgjedhore të 26 majit 1996, emisioni “Repolitix” në Report Tv solli dëshmi të forta mbi dhunën dhe terrorin që u ushtrua ndaj opozitës socialiste me urdhër të Sali Berishës. Ish-deputeti Petro Koçi, Plator Nesturi dhe Blendi Gonxhja rrëfyen se si policia dhe SHIK-u i kohës përdoreshin për të frikësuar dhe dhunuar kundërshtarët politikë.



















