Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qebap furre në brumë me beshamel / Spinaq me trahana.
Në ditët e sotme, kujdesi për lëkurën po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, dhe shumë njerëz po i rikthehen metodave natyrale “Bëje Vetë”. Niki dhe Stela në Rreze Dielli sjellin një ide të thjeshtë dhe praktike për të gjithë ata që duan të kujdesen për pamjen e tyre pa produkte kimike. Ato realizojnë një maskë të shpejtë me dafinë dhe karafil, dy përbërës të njohur për vetitë e tyre të fuqishme. Kjo maskë jo vetëm që është e lehtë për t’u përgatitur në shtëpi, por gjithashtu ndihmon në luftimin e rrudhave, duke i dhënë lëkurës freski dhe shkëlqim natyral.





















