Hamasi ka liruar sot 20 pengjet e gjallë izraelite në kuadër të fazës së parë të planit të paqes në Gaza. Për ish-ambasadorin shqiptar në OKB Roland Bino, lirimi i pengjeve nga Hamasi është një moment historik.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Bota Report’, në Report Tv, Bino tha se Izraeli nuk do që të ketë paqe dhe as krijimin e një shteti palestinez.
‘Është një moment historik për Trump po ashtu edhe për Izraelin dhe popullin e tij. Në Izrael nuk janë dakord që të ketë një shtet palestinez. Është një ngjarje e madhe. Kryeministri i Izraelit nuk do që të ketë paqe. Kur Izraeli ka pranuar planin e paqes së Trump ai ka thënë na shërben për të arritur objektivat tona të luftës, që janë që të mos ketë shans për të pasur një shtet Palestines.

















