EMRAT/ 24 arrestime në Itali, banda drejtohej ‘Lusha’ e ‘Goseni’! Korrieri i arrestuar në Zvicër ‘tradhtoi’ shqiptarët! Nëna këshilloi 49-vjeçarin: Kujdes, mos i beso më askujt

14 Shtator 2023, 18:47

Eduart Goseni dhe Shkëlzim Lusha janë drejtuesit e rrjetit të trafikut të drogës të zbuluar një ditë më parë në itali. Pas arrestimit të 24 personave, policia tha se ata kanë sjellë në Shqipëri paratë e fituara përmes autobusë dhe agjencive të transfertave