Emri i Berishës nuk u vendos në fletën e votimit, Meta: Lojë e Edi Ramës nga paniku i humbjes! S’do ketë ndikim tek votuesi

24 Prill 2023, 12:26

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta, ka komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor i cili la në fuqi vendimin e KAS për të mos vënë në fletën e votimit emrin e Sali Berishës, por atë të Metës. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kjo është një lojë e Edi Ramës, të cilin sipas tij e ka zënë paniku i humbjes.