EMRI/ Po transportonte 8 emigrantë drejt Shkodrës, arrestohet 24-vjeçari në Fier! Ishte në kërkim për të njejtën veprimtari kriminale

20 Shtator 2023, 16:06

Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Fierit, pasi u kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt pagesës 500 euro për person, 8 emigrantë nga Nepali që synonin të kalonin kufirin. I riu ishte shpallur në kërkim nga policia për të njëjtën veprimtari kriminale të kryer rreth 1 muaj më parë.