‘Energji me fasha në shtator’, PD: Qeveria dështoi! Sula: Kemi burime për të mos u varur nga tregu i jashtëm! Rekord i ri, 1 megavat kushton deri në 803 euro

25 Gusht 2022, 21:41

Partia Demokratike e konsideron dështim të qeverisë Rama, rikthimin e fashave të energjisë në shtator. Deputeti Dashnor Sula thotë se pavarësisht krizës botërore të energjisë elektrike, Shqipëria ka burime për të siguruar autonomi nga tregu i jashtëm. Ndërkohë, çmimet në bursë kanë kapur një tjetër rekord.