Epidemiologu : S’ka rrezik nga larja në det por ruani distancën

30 Prill 2020, 08:36

Emisioni Repolitix trajtoi situatën epidemiologjike në vend ndërsa vatrat më të nxehta vijojnë të mbetën në Tiranë dhe Krujë. Në pjesën e parë në lidhje skype ishte epidemiologu Ilir Alimehmeti, i cili u shpreh se nga të dhënat që kemi nuk ka rrezik infektimi nga larja në det por duhet patur kujdes me ruajtjen e distancës mes pushuesve. Në pjesën e dytë dy kryetarët e bashkive bregdetare Vlorë dhe Sarandë Dritan Leli dhe Ardian Gurma folën për masat që do të merren për plazhistët gjatë këtij sezoni veror . Në pjesën e tretë në lidhje me skype mjekët Sallabanda dhe Baci nga Madridi dhe Parma paraqitën situatën më të fundit të pandemisë në Spanjë dhe itali. Në fund avokat Spartak Ngjela bëri një analizë të zhvillimeve politike në Kosovë ku sipas tij me qeverinë e re synohet destabilizimi I Kosovës.