Erdhi nga Anglia për të festuar ditëlindjen/ Testi i makinës së re kthehet në tragjedi - Si vdiqën 2 kushërinjtë me 150 km/h

30 Tetor 2019, 20:18

LUSHNJE- Një festë ditëlindje e kthyer në tragjedi. Është ky përfundimi i një nate feste për tre të rinjtë që u aksidentuan në rrethrrotullimin e Kolonjës dy netë më parë, ku humbën jetën Jorges Shabani 21-vjeç dhe kushëriri i tij Alteo Shabani 22-vjeç.

 Ndërkohë u plagos rëndë edhe Alban Doksani 16-vjeç, shok me dy viktimat i cili vijon të jetë në gjendje kome ne QSUT. Tre të rinjtë kishin dalë për të festuar ditëlindjen e Jorges Shabanit, ndërsa mësohet se në timon ishte kushëriri i ti Alteo, i cili kishte blerë makinën me të cilën u aksidentuan një ditë para aksidentit.

Ai ishte kthyer nga Anglia vetëm 4 ditë më parë. Shkak për këtë aksident dyshohet të jetë bërë shpejtësia e mjetit pasi mësohet se të rinjtë po udhëtonin me 150 km/h.

Benz-i doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe pasi u përplas me bordurën anësore përfundoi në një kanal.