LUSHNJE- Një aksident i ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme në autostradën Fier-Lushnje pranë rreth rrotullimit të Kolonjës i ka marrë jetën 2 kushërinjve që udhëtonin me shpejtësi 150 km/h me një automjet tip Benz.

Jorges Shabani 21-vjeç ka gjetur vdekjen në momentin e aksidentit, ndërsa pak orë më vonë ka humbur jetën në spital edhe kushëriri i tij i parë Alteo Shabani 22-vjeç.

Mësohet se në gjendje kome në spitalin e Traumës vazhdon të jetë Alban Doksani 16-vjeç, shok me dy viktimat.

Të tre personat kanë qenë në një automjet tip Benz me targa AA 277 GN i cili vinte nga Fieri drejt Lushnjes. Benz-i ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal.

Alteo dhe Jorges Shabani