Erdhi për punë, por dashuria e la në Tiranë tifozin e Feyenoord! Najdam për Report TV: Do vijnë 20 mijë tifozë nga Holanda për finalen, çmimet e hoteleve normale

24 Maj 2022, 16:54 | Përditesimi i fundit: 2022-05-24 17:17:09

Jorik Najdam është një ndër tifozët e shumtë që skuadrën e zemrës, Fejnordin, do ta shohë nga afër. Për report Tv ai tregon se si një udhëtim për punë i 10 viteve më parë, i ndryshoi fatin, pasi në Tiranë gjeti dashurinë e jetës.