- Kuvendi nuk do të zhvillojë seancën plenare që ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme, ndërsa në Tiranë do të mbërrijë presidenti turk Erdogan. Ky i fundit do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë, që ndodhet pranë Kuvendit, por të paktën zyrtarisht Kuvendi nuk thotë se arsyeja e anulimit të seancës plenare është vizita e Erdogan.
Grupi Parlamentar i PD që kishte paralajmëruar për kaos në këtë seancës ka reaguar pas njoftimit për anulim, duke thënë se kryetarja nuk është konsultuar. Në reagim thuhet se ky është një vendim personal i Elisa Spiropalit, të cilën PD e cilëson antikushtetues.