Erdogan në Tiranë/ Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-turke në ditët më mira, e para për investimet e huaja në janar-qershor, e dyta për tregtinë

10 Tetor, 11:38

Investimet e huaja në vend janë rritur me 63 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit dhe vlera më e madhe ka ardhur nga kompanitë turke. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë 20% e totalit të investimeve në këtë periudhë ishte nga Turqia. Edhe sa i përket tregtisë së mallrave, Turqia është partner kryesor, por vetëm për import, pasi eksportet janë në vlera të ulta.

    No videos found.