Erë e fortë dhe det i trazuar në Radhimë, varkat e vogla dhe skafet turistike mbushen me ujë, rrezikojnë të mbyten

30 Nëntor 2021, 09:58

Në qarkun e Vlorës vijon të ketë erë të fort dhe det të trazuar duke rrezikuar varkat e vogla dhe skafet turistike që janë të ankoruara në Molin e Radhimës. 

Për shkak të detit të trazuar e me dallgë 6 vakra të vogla dhe disa skafe që përdoren për sezonin turistik në Molin e Radhimës janë mbushur me ujë dhe rrezikojnë të mbyten dhe të përplasen me shkëmbinjtë.

Ndalimi i lundrimit të varkave të vogla është bërë prej disa ditësh për shkak të motit të keq, që ende nuk po qetësohet në qarkun e Vlorës.