Erion Braçe ngre ALARMIN për bukën: Dita e dytë dhe është bërë GUR! Me çfarë përgatitet?

26 Korrik, 09:34 | Përditesimi: 26 Korrik, 12:46

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka denoncuar cilësinë e bukës, që sipas pamjeve që ka publikuar vetë, ditën e dytë është tërësisht e pakonsumueshme.

Braçe ka shtruar edhe një pyetje për autoritetet shtetërore që kanë për detyrë të kontrollojnë sigurinë ushqimore.

“Kam një pyetje: Me çfarë e bëjnë këtë bukën që ditën e dytë është ose kashtë, ose dru? Besoj gjithë kjo ushtria e tatimorëve-administrata tatimore kanë në kurriz, që ka dalë të na sigurojë ushqimin do e ketë një përgjigje; U bë dy javë që bëjnë betejë për ushqimin e sigurt apo jo”, thotë Erjon Braçe.

I.M/Shqiptarja.com