Erion Braçe disa kërkesa për diskutimet mbi projekt buxhetin: Të gjitha dokumentet, ku bazoheni se nevojiten 12 mld për krizën energjetike

26 Tetor 2022, 12:44

Deputeti socialist, Erion Braçe, kishte disa kërkesa ndaj ministres së Financave për diskutimet mbi projekt buxhetin 2023.

“Do doja me shkrim, burimet  e rritjes së për vitin e ardhshëm, sipas sektorëve dhe natyrisht numrat e këtyre llogaritjeve. 2. Thatë që ju planifikoni që inflacioni të jetë 3.6%, duke pasur parasysh shtatorin që ishte 8%, dua shifrat dhe llogaritjen se si shkojmë te ky nivel. 3. Duke folur për akcizën e birrës, ju referuat komisionin të BE për politikën e tyre mbi këtë sektor, do doja dokumentet e Komisionit Evropian plus rekomandimet për politikën tatimore, përfshi dhe birrën, alkoolit dhe atë që FMN përmend në deklaratën e saj të fundit, të misionit të fundit, që ka të bëjë me listën e përjashtimeve që duhen ezauruar sa më parë.