Erion Braçe kritikë për çmimet: Boll i rropët njerëzit, është grabitje e pastër! Ulini se latë nam

21 Maj 2023, 14:59

Deputeti socialist, Erion Braçe ka publikuar një video në rrjetin e tij social Facebook ku bën thirrje për të ulur çmimet. Braçe thotë se n se një vit më parë çmimet u rritën për shkak të luftës, ndërsa tashmë tregjet janë ekuilibruar dhe kërkon që çmimet të ulen.

Ndër të tjera Braçe shkruan se çmimi i grurit është ulur dhe se nuk e kupton se përse çmimi i bukës vijon të jetë ende i lartë. Më tej ai thotë që kjo që është duke u bërë aktualisht me çmimet ëhstë vjedhje e pastër.