Erozioni dëmton varret e vjetra pranë kishës së Shën Mëhillit në Dukas të Patosit, eshtrat në sipërfaqe! Bashkia: Në shkurt nis ndërtimi i murit mbajtës

21 Janar, 15:21

Prej vitesh në Dukas të Patosit varret e vjetra dhe kisha janë dëmtuar nga erozioni. Kryetari i Bashkisë tha për Report TV se brenda shkurtit do nisë puna për ndërtimin e nje muri mbajtës që do frenojë shembjen e dherave.