Erozioni në plazhin e Vlorës, qytetarët: Të merren masa, po shkatërrohen bukuritë e ambientit

22 Tetor 2021, 15:04 | Përditesimi i fundit: 2021-10-22 15:27:48

Në një vijë bregdetare prej 5 km nga fundi i Plazhit të Vjetër deri në afërsi të TriPortit, çdo vit humbet sipërfaqe plazhi nga hyrja e detit në tokë.

Qytetarë  dhe peshkatarë tregojnë se plazhi para disa vitesh ka qenë rreth 30-40 metra, ndërsa sot është mbuluar nga deti i cili po shkatërron edhe pishat shumëvjeçare.