Ervis Martinaj nën sulm, vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë nga e njëjta dorë me atë të Mihasit? Eksperti në Report Tv: Mekanizmi është identik

18 Korrik 2022, 14:04

Mekanizmi i përdorur nga vrasësit e ekzekutimit të trefishtë dje në Fushë-Krujë është i njëjti me atë të përdorur në vrasjen e Erigers Mihasit 13 nëntorin e vitit të kaluar në zonën e Astirit në Tiranë. Dhe kjo sipas ekspertit kriminalistik Artan Rexhepi tregon se ka një mundësi të madhe që vrasjet të jenë kryer nga e njëjta dorë.