Escobar në Tiranë, takim me Alibeajn dhe Bardhin në zyrat e reja të PD-së! Bisedë edhe me Metën

12 Prill 2023, 11:47 | Përditesimi: 12 Prill 2023, 15:59

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vijon ditën e dytë të vizitës në Tiranë. Pas takimit me kreun e shtetit Bajram Begaj dhe kreun e qeverisë Edi Rama, Escobar do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e opozitës. Fokusi i këtyre takimeve janë padyshim zgjedhjet e 14 majit, vizitë kjo që vjen pak para nisjes së fushatës për 14 majin.

r.k./Shqiptarja.com