Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, kryeministri Edi Rama, e mbylli fjalën e tij duke përmendur mbretëreshën Geraldin, e cila vinte nga një familje fisnike hungareze.
“Në një farë mënyrë Hungaria ka dhe diçka të vetën këtu në Shqipëri, sepse në kohën kur nuk i jepte dot investime direkte, i dha një princeshë që u bë Mbretëresha e Shqipërisë kështuqë jam i bindur se mbretëresha Geraldinë po të shikon dhe është shumë mirënjohëse në emër të shqiptarëve që ti je këtu”, përfundoi Rama.