‘Është një shok për Budapest’, 'sot nis 500 €'! Skema korrupsionit në Rinas, si kaluan efektivët 200 persona drejt BE! 'Fundosen' nga bisedat në 'Signal'

4 Qershor, 11:22

Shqiptarja.com zbardh dosjen e korrupsionit në Rinas, ku efektivët në bashkëpunim me ish-kreun e Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmani kanë kaluar në kundërshtim me ligjin rreth 200 persona përgjatë një viti, konkretisht në periudhën 06.04.2023 deri 12.03.2024.

Në dosje, zbardhen përgjimet mes Eneo Sulejmanit dhe efektivit Briken Tereziu. Ata komunikonin në rrjetet sociale dhe biseda telefonike për të kaluar persona drejt vendeve të BE kundrejt ryshfetit në vlera nga 50 deri në 500 euro.

E gjithë skema e ryshfetit është zbardhur pas arrestimit të Sulejmanit me 1 kg kokainë në makinë dhe pas zbërthimit të tabulateve telefonike janë zbuluar edhe bisedat me efektivin që çuan në goditjen e skemës së korrupsionit.