Etiketë për produktet që konsumojnë energji! Ministria e Infrastrukturës hedh projektligjin në konsultim publik

16 Nëntor 2023, 14:59

Produktet që shpenzojnë energji gjatë përdorimit, do të pajisen me etiketë të veçantë ku do të vendoset konsumi i energjisë, i ujit apo edhe eficenca e energjisë. Ky është synimi i projektligjit të hedhur për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës me qëllim reduktimin e konsumit të energjisë.