Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore, 7.5 mld €

31 Maj, 16:21 | Përditesimi: 31 Maj, 16:21

Valuta evropiane ka shënuar rekordin më të ulët historik në muajin maj duke u zhvlerësuar edhe më tej në raport me lekun. Raporti i Bankës së Shqipërisë tregon se krahasuar me vjet euro është zhvlerësuar me 3%. Për të mbajtur të stabilizuar kursin Banka ka shtuar blerjet e valutës, duke bërë që rezerva valutore të arrijë rekordin prej 7.5 miliardë euro.

E.H/Shqiptarja.com