Euro në pikiatë, ekspertja për Report Tv: Pagesat të bëhen në lekë, rënia do të vijojë nëse Banka e Shqipërisë nuk ndërhyn

5 Dhjetor 2023, 14:04

Forcimi i lekut vijon të jetë prezent në treg, duke bërë që euro dhe dollari të prekin vlerat më të ulëta pas kulmit të sezonit turistik. Ndodhur përballe kësaj situate, kur euro po prek nivelin më të ulët, ekspertja e ekonomisë Teuta Kortoci Nunaj, në një intervistë për Report Tv thotë se duhet të kufizohen pagesat në euro.