Euro në ‘pikiatë’, po këmbehet me 116 lekë! Eksperti: Prurjet e sezonit turistik po e zhvlerësojnë

18 Korrik 2022, 15:18

Prurjet e larta të turistëve në këtë sezon si dhe eksportet po zhvlerësojnë pa ndalur Euron në raport me Lekun. Këtë të hënë monedha evropiane ka prekur vlerat më të ulta historike, dhe po këmbehet me 116.9 lekë. Ky zhvlerësim i fortë sipas ekspertëve godet eksportuesit që do fitojnë më pak dhe favorizon importuesit.