Euro në pikiatë, po këmbehet me 122.5 lekë, Ekspertja: Luhatje e pritshme, shkak sezoni veror! Në treg ka shumë valutë e pak kërkesë

22 Qershor 2021, 16:40

Sezoni veror dhe ardhja e turistëve qoftë nga Kosova ka dhënë ndikim të menjëhershëm në zhvlerësimin e euros. Sot monedha evropiane po këmbehet 122.5 lekë duke arritur në nivelin më të ulët që prej nisjes së pandemisë. Për Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare situata është e pritshme për shkak të sezonit, pasi ka shumë valutë në qarkullim.