Euro në pikiatë, shoqatat e biznesit: Jemi në kufijtë e rezistencës! Po falimentojmë, BSH të ndërhyjë ose do protestojmë

25 Korrik 2023, 15:38

I gjendur përballë rënies së vazhdueshme të euros biznesi publikisht i bën thirrje Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë të ndërhyjnë në treg. 9 mln € në muaj është humbja e fasonëve nga këmbimi.  Ata paralajmërojnë protesta pasi ndodhen në kufijtë e rezistencës dhe prag falimentimi.