Euro në rënie të lirë! Banka e Shqipërisë: Në korrik u këmbye me 116 lekë! Prurjet e larta në sezon turistik po zhvlerësojnë monedhën europiane

31 Korrik 2022, 21:47

Prurjet e larta të turistëve në këtë sezon si dhe eksportet po zhvlerësojnë pa ndalur Euron në raport me Lekun. Vetëm gjatë muajit korrik euro ka humbur më shumë se 3 pikë, pasi e nisi muajin në vlerën 119 lekë dhe arriti në 116 lekë. Ky zhvlerësim i fortë sipas ekspertëve godet eksportuesit që do fitojnë më pak dhe favorizon importuesit.