Euro prek minimumin e ri historik, po këmbehet me 95.32 lekë! Banka e Shqipërisë: Shkaqet, volumi i lartë i monedhës së huaj prej turizmit dhe remitancave

20 Maj, 19:46 | Përditesimi: 20 Maj, 19:46

Monedha evropiane ka thelluar zhvlerësimin ndaj lekut këtë javë dhe po këmbehet me 95.3 lekë. Banka e Shqipërisë thotë se shkaqet janë tek volumi i lartë i valutës në treg prej turizmit, investimeve të huaja dhe remitancave. Kjo tkurrje po vijon të ndikojë negativisht tek eksportet dhe nga ana tjetër po favorizon importuesit.

A.M/Shqiptarja.com