Euro rekord të ri negativ, këmbehet me 98.2 lekë! Buxheti i shtetit ka humbur 120 mln euro këtë vit nga zhvlerësimi i valutave, rrezik edhe për 2025-ën

31 Tetor, 19:13

Buxheti i shtetit ka humbur 120 milionë euro deri më tani nga zhvlerësimi i euros. Teksa monedha evropiane nuk ndalon rënien edhe përgjatë këtij muaji, Ministria e Financave thotë se kursi i këmbimit është rrezik edhe për të ardhurat e planifikuara për tu mbledhur në 2025-ën.