Euro zbret në nivelin më të ulët që nga fillimi i COVID! Sot 1 euro këmbehet me 122.9 lekë nga 124 në 2020

11 Maj 2021, 17:56

Euro ka arritur nivelin më të ulët të këmbimit që prej nisjes së pandemisë COVID-19. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë sot një euro këmbehet me 122.91 lekë, nga mbi 124 që këmbehej vjet.