Euro zhvlerësohet ndaj lekut, arrin nivelin e 2019! Këmbehet me 120.78 lekë nga 123.63 në 2020! Ekspertët: Ka shumë € në treg, po rriten remitancat

15 Dhjetor 2021, 21:26

Monedha europiane po vijon të zhvlerësohet në raport me lekun. Sot 1 euro këmbehet me 120.78 lekë që është niveli më i ulët që prej vitit 2019. Shkak për këtë sipas ekspertëve është sasia e madhe e eurove që qarkullon në treg, rritja e remitancave në prag të festave dhe marrja e eurobondit.