Eurobondi prej 650 mln eurosh, Ministrja e Ekonomisë: Hera parë në histori që e marrim me afat 10-vjeçar shlyerje! Borxhi publik shkon në 80.2%

24 Nëntor 2021, 12:16 | Përditesimi i fundit: 2021-11-24 14:51:13

Shqipëria ka mundur të emetojë Eurobondin me vlerë prej 650 mln euro dhe për herë të parë afati i shlyerjes do të jetë 10 vite. Kështu bëri me dije Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila e konsideroi 'historike' afatin e gjatë të maturimit, ndërsa ky borxh do të duhet të shlyhet deri në vitin 2031.