Eurobondi/ Shqipëria merr 650 mln € në tregun e huaj, eksperti: I nevojshëm për të financuar deficitin! Shqetësim është niveli i borxhit në vend

19 Nëntor 2021, 20:34

Shqipëria ka marrë eurobondin e pestë prej 650 milionë eurosh, dhe me normë interesi 3.75%. Për qeverinë, marrja e eurobondit është sukses pasi tregjet e huaja vlerësuan qëndrueshmërinë ekonomike të vendit. Ndërsa sipas ekspertëve borxhi ishte i nevojshëm për të shlyer borxhet e kaluara dhe për të financuar deficitin.