Eurocontrol në gjyq me “Air Albania”, kërkon 1.2 mln euro për tarifat e korridoreve ajrore dhe terminalet! Borxhet që prej vitit 2024

31 Gusht, 15:44 | Përditesimi: 31 Gusht, 15:44

Në një kohë kur prej më shumë se 9 muajsh nuk operon më asnjë fluturim dhe fati i së ardhshmes është ende në pikëpyetje, kompanisë “Air Albania” i kërkohet të paguajë borxhet e prapambetura. Mes proceseve gjyqësore me kompani vendase për detyrime të mos paguara, “Air Albanias” i kërkon paratë edhe Eurocontrol, Organizata Europiane për Sigurinë e Navigimit Ajror.

E.H/Shqiptarja.com