Eurodeputetët në Zvërnec, banorët i presin me protesta: Na kanë grabitur tokat, të anulohet projekti

22 Shtator, 15:31 | Përditesimi: 22 Shtator, 15:31

Deputetët europianë shoqëruar nga deputetë shqiptarë vizituan sot Zvërnecin por ende nuk kanë dalë në deklaratë. I vetmi që reagoi është Taulant Balla i cili tha se projekti do hartohet sipas standardeve të BE-së. Sakaq, një grup banorësh protestuan, duke kërkuar që projekti për resort të anulohet derisa të zgjidhet çështja e pronësisë së tokave.

E.H/Shqiptarja.com