Europol godet grupin kriminal të trafikut të drogës, zhvillonte aktivitetin në Spanjë e Shqipëri

21 Shtator 2023, 12:53

Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës dhe që përbëhej nga shtetas spanjollë.

Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se "operacioni i Europol goditi  një grup të madh kriminal që zhvillonte aktivitetin e vet sa në Spanjë dhe në Shqipëri"

Media spanjolle shkruan se dy drejtuesit kryesorë ishin shqiptarë.