Eurostat: Shqipëria mes 10 shteteve me inflacionin më të lartë në BE

22 Shkurt, 16:47

Jetesa në Shqipëri po shtrenjtohet më shumë se në vendet e BE, raporton EUROSTAT. Sipas zyrës statistikore të Bashkimit Evropian, në janar 2024 inflacioni në Shqipëri ishte 3.8% ndërkohë që mesatarja e BE ishte 3.1%. Referuar raportit me përjashtim të transportit gjithçka është shtrenjtuar.