Evazion apo turistë kalimtarë? Vetëm 18% e turistëve të huaj fjetën në hotele, vetëm 1.5 mln nga 8.5 mln vizitorë

21 Tetor, 18:50

Miliona turistë vijnë në Shqipëri çdo muaj, por vetëm një përqindje e vogël prej tyre akomodohen në hotele, bujtina apo resorte. INSTAT thotë se nga 8.5 milionë të huaj që erdhën deri në gusht në vend, vetëm 1.5 milionë fjetën në strukturat akomoduese të regjistruara. Këto diferenca kanë si shkak kryesor informalitetin, pasi turistët po flenë në struktura informale, që nuk deklarojnë pushuesit.

    No videos found.