Fatura të falsifikuara, fiktive për punë të pakryera nga kompani amerikane dhe garanci bankare false janë dy skemat e përdorura nga kompania Phoenix Petrolium sha, e vënë në hetim nga prokuroria shqiptare për 2 milion dollarë dëm shkaktuar shtetit.
Një marveshje hidrokarburesh e cila do të shfrytëzone puse naftë në zonën e jugut dhënë nga qeveria shqiptare firmës Phoenix tashmë ka përfunduar në gjykatë.Sipas hetimit tre vjeçar të prokurorisë ka rezultuar se Phoenix Petrolium sha është kallëzuar penalisht jo vetëm nga albpetrol por edhe nga një bankë e nivelit të dytë, pasi dokumente të falsifikuara me logo të bankës i ka depozituar si garanci bankare.
Kjo skemë evazioni e mashtrimi me pasoja të rënda ka çuar në pranga 6 persona dhe dy të tjerë janë në kërkim, mes tyre biznemeni Isuf Berberi dhe ish kreu AKBN Klodian Gradeci për të cilët një ditë më parë u lanë në fuqi 7 arrest me burg dhe një arrest në shtëpi.
Berberi rezulton një biznesmen i njohur në vend edhe si aksioner në 10 aktivitetet tregtare përfshi nga ilacet e deri tek ndërtimi e hidrokarburet, ndërsa pak para operacionit për kapjen e tij ai ka udhëtuar drejt Turqisë.
Ndërkohë Gradeci është edhe ish kreu i operatorit të transmetimit të energjisë elektrike dhe ish kreu AKBN deri në vitin 2019 kur u largua me dorëheqje, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim.
Në pranga është ortaku i Berberit, Naim Kasa i cili gjatë zhvillimit të seancës mohoi akuzat duke e cilësuar si një proces të montuar dhe pa fakte vetëm për ta dëmtuar imazhin e tij si biznesmen dhe rrënuar aktivitetin tregtar.
Këta persona dyshohen nga prokuroria e Tiranës si të përfshirë në skemën e mashtrimit ku përkatësisht 568 mijë dollarëpërllogariten shmangje tatimi dhe 1,472 milion dollarë dëm kundrejt agjensisë së burimeve natyrore.
Phoenix ka pretenduar se me fatura ka marrë shërbime nga kompania amerikane Black Saë Energy Service, porpërfaqësuesja e kësaj firme në shqipëri shtetësja E.P, ka deklaruar se ka qenë vetëm një preventiv. Ata sipas E.P, skanë kryer kurrë asnjë punë për firmën e Kasës dhe Berberit.
Vendburimet e naftës i përkasin fushave të Amonicë, Drashovicë e Pekisht–Murriz, ndërsa ka qenëAlpetrol që ka ndërprerë marveshjen të cilën Phoenix e kish fituar me vendim qeverie.