TIRANË- Report Tv ka zbardhur emrat dhe skemën e mashtrimit se si zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore në bashkëpunim me dy biznesmenë i shkaktuan shtetit një dëm prej 2 mln dollarë.

Në pranga kanë rënë punonjësit Arben Doda, Simon Marku, Qano Hoxhaj, D.D, teksa është lënë në arrest shtëpie Rezarta Sulejmani. Gjithashtu është arrestuar edhe Naim Kasa, biznesmeni në fushën e hidrokarbureve. Ndërkohë janë shpallur në kërkim biznesmeni i hidrokarbureve I.B, si edhe Klodian Gradeci, ish-drejtori OST-së në Tiranë, më herët mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbureve AKBN-së. Ky i fundit, në janar 2019 ka dhënë dorëheqjen nga posti Drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, pas skandalit me firmën “DH Albania”, ku i kishte dhënë kësaj kompanie një tender me vlerë 18 milion euro. Teksa sa i përket Berberit, mësohet se ai ka udhëtuar ditën e hënë nga Tirana drejt Turqisë.

Pas hetimeve ka rezultuar se kompania "Phoenix Petroleum" e cila është në pronësi të dy biznesmenëve I.B (në kërkim) dhe Naim Kasa (i arrestuar) kanë marrë në shfrytëzim disa puse nafte, por nuk ka kanë kryer investimet e detyrueshme. Ato i kanë dorëzuar AKBN 8 fatura të falsifikuara, sikur kanë kryer punimet nga kompania amerikane "Black Swan Energy Service". Për pasojë në hetime janë përfshirë edhe autoritetet amerikane. Vlera e këtyre fatura shkon në 1. 299.000 USD.

Në lojë në këtë skemë mashtrimi futen zyrtarët e Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka zbardhur të gjitha rolet dhe detyrat që kishin të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë mashtrimi. Mësohet se tre punonjësit  D.D, Qani Hoxha dhe Rezarta Qose Sulejmani, si dhe ish drejtori i OST-së Klodian Gradeci që është shpallur në kërkim, kanë certifikuar në mënyrë të kundraligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të bëra. Ndërsa punonjësit  e administratës tatimore, Arben Doda dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë që kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD. 

Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet e kundraligjshme të punonjësve të saj është 1.472.766 USD.

Ky procedim është regjistruar mbi bazën materiale të dërguar në Prokurorinë e Tiranës nga Drejtoria e Hetimit Tatimor. Hetimet për zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë nisur pas kallëzimit penal të drejtorit të përgjithshëm te "Albpetrol".

Të arrestuarit dhe rolet e tyre
Arben Doda, inspektor Tatimesh, nën akuzë për mos kryerje të detyrës
Simon Marku, inspektor i Tatimeve, nën akuzë për mos kryerje të detyrës
Qano Hoxhaj, inspektor i AKBN-së, nën akuzë për shpërdorim detyre
D.D, drejtor i Ekonomisë në AKBN, nën akuzë për shpërdorim detyre
Naik Kasa, biznesmen në fushën e hidrokarbureve
Në kërkim

Klodian Gradeci,  ish-drejtori OST-së në Tiranë, tashmë mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbureve AKBN-së
Në arrest shtëpie 
Rezarta Sulejmani

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:20
2 mln USD dëm shtetit, biznesmeni i shpallur në kërkim foto krah presidentit Ilir Meta

Biznesmeni I.B i cili është shpallur sot në kërkim nga policia e shtetit për aferën korruptive në AKBN duke i shkaktuar një dëm prej  1.5 mln USD dëm shtetit shqiptar, është fotografuar krah presidentit Ilir Meta. Në foton shihet se si biznesmeni I.B, pozon së bashku me presidentin Ilir Meta dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. 

 

Ora 10:43
Operacioni 'Akciza'/ Policia njoftim zyrtar për skemën e mashtrimit të biznesmenit dhe punonjësve të AKBN

1602062539_1602062524unnamed.png

Policia ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me skemën e mashtrimit që i solli shtetit rreth 1.5 milion dollarë dëme.

Përmes një njoftimi zyrtar policia shkruan se për këtë çështje janë ekzekutuar 6 masa sigurimi dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, konkretisht biznesmeni I.B dhe ish-drejtori i OST, Klodian Gradeci.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Akciza”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Ekzekutohen 6 masa sigurimi si dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune intensive hetimore  disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Akciza”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, pas një pune disa mujore nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka caktuar masë sigurimi ndaj 6 personave nën hetim, konkretisht:

Masën “Arrest në burg“ ndaj 5 shtetasve:

 D.D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Q.H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 S.M., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

A.D., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

 N.K.,  53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Masën “Arrest në shtëpi” ndaj 1 shtetaseje:

 R.S(Q), 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit  K.G., 45 vjeç dhe I.B., 51 vjeç.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ora 10:30
Zbardhet skema se si biznesmenët dhe punonjësit e AKBN i shkaktuan shtetit 1.5 milion USD dëme, rolet dhe detyrat

Hetimet për zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë nisur pas kallzimit penal të drejtorit të përgjithshëm te "Albpetrol".

Pas hetimeve ka rezultuar se "Phoenix Petroleum" e cila është në pronësi të I.B dhe Naim Kasa, me marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës, apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte, dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN, tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service.

Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga kompania gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1. 299.000 USD.

Punonjësit e AKBN të arrestuar, Denis Durrësi, Qani Hoxha dhe Rezarta Qose Sulejmani, si dhe ish drejtori i OST-së Klodian Gradeci që është shpallur në kërkim, kanë certifikuar në mënyrë të kundraligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera.

Po kështu, punonjësit  e administratës tatimore, Arben Doda dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë të mundur që kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD.

Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet e kundraligjshme të punonjësve të saj është 1.472.766 USD.

Ora 10:08
Shpallen në kërkim për mashtrim, Report Tv zbulon kush është biznesmeni dhe ish-drejtori i OST

Klodian Gradeci, ish-drejtor i OST

Ditën e sotme kanë rënë në pranga 5 punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ndërsa një tjetër u la në "arrest shtëpie".

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim edhe biznesmenin I.B, dhe Klodian Gradeci, ish-drejtor i OST, që ka qenë në postin e Drejtorit të Hidrokarbureve në AKBN në kohën kur janë konstatuar shkeljet.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka zbuluar se Berberi ka udhëtuar ditën e hënbë nga Tirana drejt Turqisë. Biznesmeni është i përfshirë edhe në biznesin e hidrokabureve.