Evazioni në turizëm/ Hotelet deklaruan xhiro 9 herë më të ulët se realiteti! Financat: Referencat do ulin informaliteti! Braçe kundër

12 Mars, 17:25

Hotelet kanë deklaruar xhiro 9 herë më të ulëta nga ato që kishin bërë. Këtë e thotë Ministria e Financave në Komisionin e Ekonomisë ku deputeti Erion Braçe kërkoi analizë të humbjeve që ka buxheti nga evazioni. Drejtori i Financave Niko Lera tha se për të ulur evazionin do të caktohet referenca për shfrytëzimin e kapaciteteve të hoteleve.