Porti në Porto-Romano, deklarata e fortë e Ramës: Ka xhelozë, por edhe nga ata që po e luftojnë! I dimë kush janë, projekti do të bëhet

9 Mars, 12:42 | Përditesimi: 9 Mars, 12:42

Përpara grupit të PS që u mblodh për raportin e Ballukut, kryeministri Rama, ndërsa përmendi Porto-Romanon si një prej kontributeve të saj, ktheu një përgjigje edhe për shqetësimet lidhur me projektin e ndërtimit të portit të ri në Porto Romano, përmasat dhe kapacitetet përpunuese të tij. Rama tha se është një proces i ndërlikuar, plan strategjik që ka krijuar edhe xhelozi, por tha se e di se kush janë kundërshtarët e që kjo s’do ta ndalojë punën.

 

I.M/Shqiptarja.com