Fabrika e vajit lubrifikant ndot ajrin, protestë në Maliq! Agjencia e Mjedisit inspekton kompaninë ‘Ansoil’: Afat deri në 10 janar për analizat e karbonit

18 Dhjetor 2023, 18:54

Banorë të Libonikut në Maliq protestuan sot për ndotjen e ajrit. Ata kërkuan mbylljen e fabrikës “Ansoil”, që prodhon vaj lubrifikant për makina. Agjencia e Mjedisit i ka lënë afat kësaj kompanie të kryejë matjen e emetimit të gazrave deri më 10 janar. Report Tv siguron dokumentin e inspektimit.